SALLTANETI TITIST
Biografët e bashkëpunëtorët e tij të afërm, si Milovan Gjilas, fjala vjen, tregojnë se Tita ka vuajtur nga sëmundja e ndrrimit të kostumeve, të këpucëve, çorapeve, brekëve, të nënkëmishave, këmishave, unazave, të kravatave e të orëve deri edhe në gjashtë herë në ditë.
Në Kosovë, në vendin më të varfër e më të vjedhur e me të plaçkitur në Evropë, politikanët e saj, analfabetë si ai e më shumë se ai më lart, shfaqen para popullit fukara si manekenë të vërtetë.
Kështu tashmë brojakët e gllogjancit bashkë me axhustatorë, çobanë e bujq të tjerë të kravatizuar por ende të mbetur hajvanë, ia kanë kaluar axhustatorit të Kumrovecit!
I posle Tita – Tito.
Edhe pas Titos – Tito!
Salih Kabashi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66