Si edhe njoftuam disa ditë më parë sot në Aeroportin e Tiranës do mbërrijë për herë të parë një avion me turistë nga Bjellorusia.
Fluturimi i parë me turistë drejt vendit tonë pas heqjes së kufizimeve prej pandemisë do sjellë në Shqipëri plot 192 turistë të huaj.
Mësohet se avioni pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:30.
Kujtojmë këtu se aeroporti ka funksionuar edhe gjatë periudhës së pandemisë por vetëm për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit prej pandemisë.
Ndërsa bëhet e ditur se në 15 qershor do bëhet edhe fluturimi i parë tiranë-athinë pas pandemisë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66