Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar për “Kohën” zëdhënësi i tij, Dick Custin.
“Po, Ambasadori Grenell do të vazhdojë të jetë i Dërguari Special për Dialogun Serbi-Kosovë”, ka thënë shkurt Custin. Por nuk ka komentuar për qasjen që Grenell do ta aplikojë në dialog dhe nëse do të tentohet arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, që mbahen në nëntor të këtij viti.
Me ndërmjetësimin e emisarit të presidentit Trump, Ambasadorit Grenell deri tani janë nënshkruar edhe disa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si shprehje interesi për hapjen e linjave hekurudhore dhe ajrore.
Nuk dihet nëse dialogu Kosovë-Serbi do të jetë angazhimi i vetëm i Grenellit. Mediet gjermane kanë raportuar javën e kaluar se, Grenelli do të tërhiqet edhe nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani brenda disa javësh. Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.
“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit”, shkroi Grenelli ndër tjera në Twitter, teksa ka publikuar një foto bashkë me Trumpin.
Javë më parë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, dhe ka thënë se “mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re”.
Grenelli vazhdimisht kishte kritikuar qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.
Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë – Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.
© KOHA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66