Të nderuar deputetë të LDK,
Rexhep Osmani
Sot, në Kuvendin e Kosovës .Sipas deklaratave publike, të kryetarit të GP të LDK Arben Gashit do të votohet Qeveria e re e Kosovës me mandat të plotë. Me këtë rast do të ndodh një akt i turpshëm, poshtrues dhe mashtrues ndaj elektoratit të LDK dhe qytetarëve e tjerë të Republikës së Kosovës. Përgjegjësia historike do të bie mbi udhëheqjen e papërgje -gjshme të LDK dhe kryetarit të saj Isa Mustafa . Qytetarët e Kosovës më 6 tetor 2020 nuk kanë votuar për një qeveri e cila kryesisht do të varet nga Lista serbe( lexo: nga Serbia). Pra ,sot, Serbia po e kthen ndikimin e saj në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Po kthehen akterët e dyshuar për vrasjet politike pas luftës edhe atë, ndoshta, me votat e disa deputetëve, etërit e të cilëve u vranë në dritën agimore të lirisë së Kosovës. Kryetari i LDK ka zhvilluar një politikë personale për favore private dhe në interes të grupit që e përbëjnë vërbërisht “oborrin e tij politik” Rugëtimi politik dhe institucional i Isa Mustafës në kohën kur Serbisë iu dorëzua autonomia e Kosovës më 23 mars 1989 nuk garanton ditë të mira për Kosovën. Nuk dua të besoj se edhe disa figura të çmueshme, deputetë të LDK, me votën e tyre, me sjelljet e tyre politike , do të votojnë në një vijë me listën serbe. Nuk dua të besoj se ata me votën e tyre do të përdhosin figurën dhe karrierën e tyre politike, shoqërore dhe akademike. Nuk dua të besoj se ata do ta vendosin Kosovën në nje mugtirë institucionale e më vonë do të pendohen si murgatorë.
Unë mendoj se edhe Krytari i LDK z. Mustafa në cilësinë e Sekretar Krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar për Shkencë dhe Teknologji, është penduar nga një pjesë e diskutimit të tij të zhvilluar në Mbledhjen e Përbashkët të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RS të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës mbajtur më 9 qershor 1990 në Prishtinë (Gërmi )
Në vazhdim po japim një pjesë të diskutimit të Isa Mustafës
Isa Mustafa :
“Qe, shok Kryetar unë do të bëj përpjekje, për shkak të kohës, të shkurtoj diskutimin. Unë kufizohem nga ajo që anëtarët e Këshillit Ekzekutiv shqiptarë veprojnë nga pozicionet e Alternativës , mendoj se askush nuk ka argumente për këtë dhe nuk do të duhej të japin vlerësime paushalle sa i përket kësaj. Në qoftë se duhet që këtë ta argumentojmë,mundemi ta argumentojmë, mirë- po, edhe për personat të cilët japin konstatime të tilla mendoj se ata duhet të ofrojnë argume-nte, andaj atëherë ne të përgjigjemi në atë. Unë konsideroj që këtu janë dy çështje kyçe, të cilat do të duhej t’i pastrojmë.
Çështja e parë kushtetutshmëria e ligjëshmëria dhe çështja e shtetësisë. Konsideroj se ky raport yni ,sa i përket kësaj, duhet të jetë zbatimi i Kushtetutës eksistuese dhe ligjeve në fuqi , edhe atë të zbatohen në mënyrë të përpiktë.Dhe,as të angazhohemi për marrjen e as për dhënien e të drejtave më shumë Krahinës përveç aq sa i takojnë me Kustetutën e RS të Serbisë,Kustetutën e Krahinës,me kushtetutën federative i takon Krahinës .Këtu mendoj që ka devijime sa i përrket kësaj. Këtu po flitet për Kushtetutë të re,mirëpo kjo që sot po flitet për kushtetutë të re, kam qenë i pranishëm edhe në aktivitetet për ndryshimin përkatësisht për amadamentet në Kushte- tutën ekzistuese të RS të Serbisë, kjo është folur edhe atëherë, këtë që sot,këto konstatime t cilat sot po i dëgjojmë lidhur me Kushtetutën e re, këto konstatime edhe atëherë kanë qenë edhe sa i përket autonomisë dhe sa i përket të drejtave të gjithë qytetarëve në Kosovë. Mirëpo, megjithkëtë kam përshtypjen se në operacionalizimin e zgjidhjeve kushtetuese po ndodh deri te krehja e tyre jashtë zgjidhjeve kushtetuese ekzistuese. Edhe te nxjerrja e disa ligjeve, tash kemi një shembull të fresktë të këtij Ligji mbi administratën shtetërore të Serbisë i cili është nxjerrë pa pëlqimin tonë, thirret në nenin 300, Shtrohet pyetja sa ky qëndron në baza kushtetuese dhe te Ligji mbi Këshillin Ekzekutiv , edhe këtu shtrohet pyetja e bazës kushtetuese lidhur me këtë por edhe te sjelljet e caktuara,për cka krijon hapësirë të mendojmë se megjithkëtë a po zbatojmë një kushtetutë të përbashkët ose jo,a unë mendojë që obligimi ynë i përbashkët është që ne me përpikëri t’I zbatojmë atë që është,atë që e kemi vërtetuar.”
(Magnetogram : Pjesë nga Fjala e Mr.Isa Mustafës, Sekretar krahinor për zhvillim, shkencë, informatikë dhe bashkëpunim ndërkombëtar për shkencë dhe teknologji,në Mbledhjen e Përbashkët të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RS të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës ,mbajtur më 9 qershor 1990 në Prishtinë (Gërmi )
Rexhep Osmani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66