Është gënjeshtër si shumë të tjerat se MCC kishte bllokuar fondet. Të gjithë komunikimin me përfaqësuesit e MCC e kemi në emaila, si në takimet e drejtpërdrejta, poashtu edhe gjatë atyre virtuale përgjatë pandemisë COVID 19, lidhur me punën dhe angazhimin e MCC në disa studime fizibiliteti, që në fakt janë të filluara në menyrë të gabuar, sepse nuk janë pjesë e ndonjë plani zhvillimor strategjik, ashtu siç nuk ka qenë edhe kontrata me Contour Global të nënshkruar nga qeveria e kaluar e Haradinaj e që Kosova rrezikon të humb koti 19 milion euro.
Edhe zyrtarëve të MCC por edhe të ambasadës së SHBA-ve ju kemi drejtuar çështjet specifike dhe problemet që ka mekanizmi, për nga aspekti menaxherial dhe forma e përcaktimit të prioriteteve dhe arsyet e rezultateve minore.
Qeveria ilegale po vazhdon të shërbehet dhe operojë me gënjeshtra. MCC nuk i ka 200 milion euro dhe përgjatë disa viteve, ajo nuk ka shpenzuar as edhe 1 milion euro në Kosovë, e që poashtu siç edhe me shumë Fonde tjera të shpenzuara pa plan, rezultatet kanë qenë minimale për të mos thënë edhe me efekte negative. Natyrisht duke qenë pa legjitimitet e njëkohësisht edhe pakurrizore, qeveria ilegale vazhdon të kapet për fije të kalbura për të shpëtuar e mbuluar konfliktet e përplasjet për zyra e karrige.
Këto fjali e informata KOTI, qytetarët i kanë ndëgjuar që 20 vite dhe nuk ju besojnë, e tash më kjo është arsyeja që mbi 230 mijë qytetarë kanë nënshkruar për zgjedhjet e reja për të përfunduar qeverinë e Thaçit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66