” Sot i solli era retë e zeza “
Lamtumirë miku im i shtrenjtë, Nderi i Kombit, Përparim Tomçini
Ti që sot ike fizikisht nga ne, do të jetosh përjetësisht nëpërmjet këngëve dhe veprave artistike që i le pas;
Ti që e ngrite në majën më të lartë artin dibran dhe jo vetëm;
Ti që me mjeshtërinë tënde “shkrive notat e tua” për heronjtë më të mëdhenj shqiptarë.
Po, a mund të vdesin këngët “Na k’nojnë pushkët nëpër kulla”, “O prite Azem Galicën”, “Sefë Kosharja i pari i fisit” e shumë e shumë të tjera që kanë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra…
Ju faleminderit shumë miku im edhe për ndihmën dhe kontributin që e dhe në SHKASH “Xheladin Zeqiri” duke qenë përkrahësi më i madh i asaj orkestre të famshme të të rinjëve, e cila pushtoi të gjitha skenat shqiptare dhe ato europiane.
Ne, miqtë e tu nuk do të harrojmë dhe çdo herë do ti kujtojmë këngët, humorin, mikëpritjen dhe çdo gjë që ti na dhe.
Tani pusho i qetë Rimi jonë i dashur, sepse vepra Yte nuk do te vdes kurrë 🙏
I paharruar !
Jeton Pustina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66