Nuk dua të keqkuptohem, nuk jam fare kundër një propozimi ose tentative për të pasur kryeministër Shqiptar-përkundrazi jam pro 100%, pa marrë parasysh se nga cila parti vjen!
POR JAM EKSTREM KUNDËR ÇFARDO POPULIZMI, QË SYNON TË NA E LAJË KOKËN ME AKULL DHE TË NA HEDH HI SYVE!
Mbi të gjitha, jam pro avancimit të të drejtave kolektive të Shqiptarëve-të cilat janë të përcaktuara detalisht në Marëveshjen e Ohrit dhe e cila ka për garantues BE-në DHE NATO-n, e njëkohësisht kishte edhe afat të implemnitimit 4 vjeçar ?!
Sot e kësaj dite, 18 vite pas nënshkrimit ajo nuk është as përafërsisht AFËR IMPLEMENTIMIT ?????!!!!!!!
-Jam për trajtim, njerëzor dhe të barabartë të Shqiptarëve nga ky shtet bastard e jo LINÇIM të SHQIPTARËVE nga i njejti shtet tribal ????!!!!!!!
-Jam për ndarje proporcionale të buxhetit, në bazë të përqindjes së popullatës, e jo hisja e luanit të ndahet për sllavët ndërsa eshtrat e lëna nga sllavët të përfundojnë të Shqiptarët ?????!!!!!!!
-Jam për punësim proporcional të Shqiptarëve në administratën shtetërore, si në pozitat dhe sektorët udhëheqës, e poashtu edhe në institucionet që ata i llogarisin të paprekshme-si interes nacional sllav dhe punësimi i Shqiptarëve në ato institucione LLOGARITET SI “SAKRILEGJ” ?????!!!!!!!!
-Jam për, që ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror, drejtorët e drejtorive, udhëheqësit e sektorëve të ndryshëm, të kenë autoritetin e plotë dhe dhe vendimarrjen e tyre të plotë, e jo të jenë aty sa për sy e faqe, sa për të punësuar disa militantë dhe aktivistë partiak dhe me aq ta mbyllin misioni e tyre, e pjesa tjetër e Shqiptarëve të ngelin në mëshirë të fatit ?????!!!!!!!!!
-Jam për, që të gjithë Shqiptarët që jetojnë në këtë banana shtet të pajisen me nënshtetësi (e cila ligjërisht ju takon) dhe ti gëzojnë të gjitha privilegjet që shteti dhe institucionet e tij janë ligjërisht të obliguar t’ua mundësojnë ?????!!!!!!!!
-Jam për, që të gjithë të dënuarit për raste të montuara politike (e të tillë ka me qindra në burgjet tona), të shfajsohen, të lirohen, tu kërkohet falje publike dhe të dëmshpërblehen për padrejtësitë që u janë bërë ?????!!!!!!!
-Jam për, që banorët e qyteteve Shqiptare dhe komunat Shqiptare ta kenë ndihmën e njejtë nga buxheti i shtetit, siç e kanë komunat sllave ?????!!!!!!!!!
-Jam për, Shqiptarët në komunat ku jetojnë të mos kenë problem me gjërat elementare të jetesës: të kenë ujë të pijshëm 24 orë, rrugët e tyre të mos kenë pamjen e ndonjë rruge të bombarduar nga aviacion ushtarak, të mos kenë deponi plehrash në çdo lagje, të kenë transport publik urban siç i kanë të gjitha qytete sllave, etj ?????!!!!!!!!!
-Jam për, që statusi i Bashkësisë Fetare Islame të jetë i njejtë me atë të Kishës Ortodokse, e cila është e liruar nga çdo lloj obligimi ndaj shtetit, si dhe financimi i së cilës bëhet nga buxheti shtetëror. Shembull ndërtimi i kishave, mirëbajtja e tyre si dhe pagesat e nënpunësve të saj bëhet nga buxheti shtetëror, i cili mbushet në masë deri në 40% nga taksat tona. Ndërsa nga ana tjetër Myftinia e Tetovës obligohet të paguajë mbi 2000 euro në muaj energji elektrike vetëm për ndriçimin e varrezave, e mos të flas edhe për obligime të tjera të Myftinës së Tetovës dhe qyteteve tjera Shqiptare ?????!!!!!!!!!
-Jam për, që pushtetarët Shqiptarë të jenë digë mbrojtëse dhe mos të lejojnë që Shqiptarët të vidhen në mënyrë stratosferike nga EVN-ja, T-MOBILE dhe A1 ????!!!!!!!!!
-Jam për shbërjen e Enciklopedisë dhe teksteve raciste shkollore, të sponzoruara nga qeveria ku edhe ju bënit pjesë, si dhe vënien para përgjesisë penale të autorëve dhe porositësve të saj, ku Shqiptarët emërtohen “njerëz të egër, ardhacak, të pagdhendur” ?????!!!!!!!!
-Jam për, që pushtetarët shqiptarë ta shbëjnë ligjin që ua mundëson përmbaruesve t’ua pijnë gjakun familjeve Shqiptare ?????!!!!!!!!!!
-Jam për, që pushtetarët Shqiptarë të jenë në shërbim të gjithë Popullit Shqiptarë në Iliridë, e jo vetëm të militantëve dhe aktivistëve të “nënës parti” të cilës i takojnë ?????!!!!!!!!!
-Jam për depolitizim total të arsimit, sepse në këtë mënyrë siç jeni duke e udhëhequr jemi pranë kolapsit total.
EKZISTON NJË THËNIE: SIÇ E KENI ARSIMIN SOT, ASHTU DO E KENI NESËR POPULLIN DHE SHOQËRINË!
-Jam për trajtim të dinjitetshëm të FAMILJEVE TË DËSHMORËVE DHE TË INVALIDËVE TË LUFTËS, SI DHE PËR SJELLJEN E NJË LIGJI PËR STATUSIN E TYRE ?????!!!!!!
-Jam për, që Shqiptarëve të Velesit, Prilepit, Manastirit, Prespës, Krushevës tu mundësohen kushtet elemntare si dhe siguri fizike për një jetë normale ?????!!!!!!!!!
-Jam për moslargimin në Europë të pjesës më të madhe të Rinisë Shqiptare nga shtëpitë dhe trojet e tyre , si pasojë e mospasjes së mundësisë të sigurojnë kafshatën e bukës ?????!!!!!!!!!
-Jam për sjelljen e investimeve të huaja në zonat Shqiptare, e jo transferimin e atyre imvestimeve në zonat ekskluzive sllave (sa për ilustrim, vetëm Shtipi ka diku rreth 10-11 fabrika të ndërtuara dhe të hapura gjatë 15 vjeçarit të fundit. Sa fabrika dhe investime të huaja kanë të gjitha zonat apo qytetet Shqiptare së bashku?) ?????!!!!!!!!!
-Jam për, që në projektet e shpërndarjeve të banesave sociale të figurojnë edhe emra familjesh Shqiptare, e jo ato të jenë ekskluzivitet vetëm i sllavëve ?????!!!!!!!!
-Jam për, që shkollat dhe rrugët në qytetet dhe zonat Shqiptare të mbajnë emra Shqip dhe të veprimtarëve Shqiptarë, e jo emra fashistësh sllav ?????!!!!!!!!
-Jam për trajtim të njëjtë të Shqiptarëve gjatë kohës së pandemisë siç e kanë sllavët. Në Strumicë, Veles, Prilep, Shtip, Manastir, lokalet punojnë me rritëm të plotë. E njejta ju pamundësohet lokaleve ku pronarë janë Shqiptarët.
Dje në pikat e pagesave rrugore në Gllumovë dhe Zhelinë (sipas të deklaratave për mediume të punësuarve në po ato pagesa rrugore), kaluan mbi 20 000 vetura, ku mbi 95% ishin sllavë dhe të cilët duke i ikur karantinimit, ora policore i kapi në autostradën Shkup-Tetovë (pa i llogaritur ata që ikën nga ana tjetër për Veles, Prilep, Manastir, Strumicë, Koçani, etj.).
Sa prej tyre u dënuan? Asnjë, as edhe një !!!
Po të ishin Shqiptarë, le që do të kishte dënime drakonike, por do të plaste skandal mediatik me përmasa apokaliptike dhe do merreshim me të për javë të tëra ????!!!!!!!!
-ME VESHËT TANË KËTO VITE NDËGJUAM SE SI “PA NA U .. NËNA, NUK THËRRASIM BABA”, DËGJUAM “SE SI NA SHAHEN 700 000 NËNA”, DËGJUAM SE SI NA THËRRASIN “B..PAMBUK”, DËGJUAM SE SI PËRDOREN DREJTORIA E TË HYRAVE PUBLIKE PËR TI DËMTUAR BIZNESET SHQIPTARE, E SHUMË E SHUMË OFENDIME TË TJERA.
SOT E KËSAJ DITE ASNJË PERSONAZH I KËTYRE BISEDAVE NUK DOLI TË KËRKOJË FALJE TË SINQERTË NGA NE ?????!!!!!!!!!!
Për mos ta zgjatur edhe më shumë, sepse për kërkesat legjitime të Shqiptarëve por të parealizuara, mund të shkruajmë me javë të tëra.
Kur të realizohen këto obligime primare që i keni ndaj këtij populli nga gjiri i të cilin keni dalë edhe ju, e i cili ju mban në pushtet pothuajse 17 vite edhe përkundër shumë padrejtësive që ja keni bërë (me apo pa vetëdije, atë nuk e di dhe nuk dua të jem paragjykues), atëherë mund të flasim për projekte madhore.
Ndërtimi i një ndërtese fillon nga bazamenti-themeli, pastaj kati përdhesë, kati i parë e me rradhë, e jo nga çatia ?????!!!!!!!!!
P.S. Ky tekst nuk është shkruar për ti ndihmuar ose në favor të ndonjë subjekti politik, cili do qoftë ai sepse unë nuk i përkas asnjë partie politike, por fatkeqsisht ky është realiteti ynë i hidhur ?
Krenar Osmani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66