Ron Calderone thotë se prindërit e tij 100-vjeçarë, Bill dhe Jill Calderone, ishin në formën e tyre më të mirë shëndetësore, pasi u transferuan në një institucion të kujdesit në Rhode Island në mars.
Por gëzimi i familjes mori fund kur koronavirusi preku shtëpinë e pleqve disa javë më vonë.
Bill ishte i pari që u diagnostikua me Covid-19.
Jill, e cila kishte Alzheimer dhe rrinte në një dhomë me burrin e saj, më pas rezultoi gjithashtu pozitive.
Bill, një veteran detar që luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën Koreane, vdiq nga komplikimet e koronavirusit në 6 maj.
Dy javë më vonë, një infermiere mbante dorën e Jill, ish agjente e pasurive të patundshme dhe kopshtare e përkushtuar, e cila ndërroi jetë më 20 maj.
Historia e dashurisë gati tetë dekadëshe e Bill dhe Jill, filloi kur u takuan si shokë në shkollën e mesme në Rhode Island.
Ata u martuan në 1944, vetëm disa vjet pasi Billi u bashkua me ushtrinë.
Ai qëndroi në marinë deri në pensionimin e tij në 1958, duke i dhënë fund një karriere gati 22-vjeçare.
Çifti kishte dy fëmijë: Richard, i cili tani jeton në Hawaii, i ndjekur nga Ron, i cili ishte kujdestari i tyre kryesor.
Burimi:People|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66