POLIPET E ZORRËS SË TRASHË!
Çfarë janë polipet?
Polipet janë një rritje anormale e indeve që shpesh duken si ngritje të vogla mbi mukozë, të sheshta ose si vile rrushi. Shumica e polipeve janë të vegjël dhe më pak se 1 cm të gjerë.
Polipet e zorrës së trashë janë më të zakonshmet.
Shumica e polipeve janë beninje, që do të thotë se janë jo kanceroz, por për shkak se ato shkaktohen nga rritja anormale e qelizave, ato mund të shndërrohen në malinje, ose kanceroze.
Përcaktimi i llojit të polipit bëhet duke kryer një biopsi. Kjo përfshin marrjen e një kampioni të vogël të indeve dhe testimin e tij për praninë e qelizave kanceroze.
Trajtimi për polipet varet nga vendndodhja, madhësia e tyre dhe nëse ato janë beninje ose malinje.
Çfarë është Polipektomia?
Polipektomia është një procedurë që përdoret për të hequr polipet nga pjesa e brendshme e zorrës së trashë, e quajtur edhe zorrë e madhe.
Procedura është relativisht jo-invazive dhe zakonisht kryhet në të njëjtën kohë me kolonoskopinë.
Gerald Kola
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66