Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski deklaroi se ende është herët të sillet vendim për hapjen e aeroporteve në Maqedoninë e Veriut.
“Po bisedohet në këtë temë, por ende është herët të sillet vendim”, ka thënë Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në rajonin e Pellagonisë.
Sugareski përsëriti se TAV, koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, informuan se nga momenti kur do të sillet vendim për hapjen e aeroporteve për t’i vendosur në funksion do t’u duhen shtatë ditë.
Me vendim të Qeverisë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti “Shën Pali” në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë edhe Aeroporti ndërkombëtar Shkup.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66