MËSUESJA DRITË, NJËSOJ SI DRITA E KANDILIT!
Miku im i dashur!
Para se të filloja ta ndërtoj përkujtimin e radhës, dedikuar gocës a vajzës së lagjës sonë, mikut tim prej gjuhëtari, i kërkova mendimin “karshi” titullit a mbishkrimit në fjalë! Ai foli dhe ma ktheu me shumë kompetencë.., dhe pos tjerash më tha: “.., mbishkrimin e ke të shkëlqyeshëm.., por ama, bëj kujdes, që brendia e perkujtimit mos të duket e zbehtë, mesazhi i paqartë dhe përfundimi mos të të dalë i gjymtuar!” Përgjigjja e tij, lëre që më futi në “siklet”, lëre që “fiqirin ma bëri përshesh…,çfarë fiqiri se”, lëre.., në fund qesh i detyruar të bëlbëzoj, ehe, ‘unë sa i vockël jam në gjuhësi!’ Pas gjithë kësaj “meseleje”.., qesh “detyruar të heq dorë nga ndihma a shërbimet e tij profesionale!” Sot do shkruajmë a do e përkujtojmë një njeri, një njeri që gjithmonë reflektonte humanizëm, respekt, dituri dhe mbi të gjitha mirësi…, për një njeri nga mëhalla jonë.., për Dritën, për Drita Feratin-HaxhiHasani, për të bijën e axhës Zyrap prej doktori dhe nënës Fekrije, për vajzën, e cila shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen e famshme në Tetovë.., ndërkaq fakultetin, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, e mbaroi në Shkup!.., për Mësuesin e Popullit, për mësuesen e cila për katër vite shkollore, nxënësve të shkollës fillore “Kikish”, ua këndoi shkrim leximin, për mësuesen, e cila derisa u pensionua nxënësve të “Istikbalit” ua këndoi gjuhën e NËNËS, Gjuhën Shqipe.., do e përkujtojmë tetovaren.., atë përhapësen e diturisë, kulturës dhe arsimit.., do e përkujtojmë njeriun, nënën, bashkëshorten, gjyshen, njeriun.., tek dashuria e së cilës, të gjithë nxënësit kishin hise.., të gjithë ata që e njihnin.., të gjithë ata që ia vlerësuan punën e saj.., për Mësuesen e Popullit, për mësuesen e Gjuhës shqipe, për Dritën.., për mësuesen e cila, sa herë BËNTE DRITË NDËR SHOQE E SHOKË, aq herë e ulte kokën.., aq herë tregohej a sillej me modesti.., aq herë mbyllte gojën.., derisa.., përmbylli misionin e saj prej MËSUES I POPULLIT!
FALEMINDERIT DRITË E DASHUR! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!
FALEMINDERIT TETOVË!
Fadil LUSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66