Protagonistja e radhës në rubrikën time: “Të përkujtojmë pishtarët e arsimit shqip!”, është mësuesja ime e parë, mësuesja e cila në ditën e parë të muajit të nëntë të vitit1957, më mori për dore dhe më vendosi në cep të një mësonjëtore të shkollës më të vjetër të kasabasë sime. “Çuditërisht”, kishte një bukuri hyjnore.., ne fëmijët, pavarësisht se nuk e njifnim më parë, i shkonim vërdallë a rreth e rrotull, i shkonim pas, edhe atëherë kur ajo shkonte të pushojë te zyra e mësuesve! Akëcili prej nesh, sikur donim që t’i qëndronim sa më afër. Miku im i dashur! Unë dua që ky përkujtim të jetë paksa më i veçantë, një çikë më ndryshe, fare pak më i thjeshtë, më i thjeshtë, jo pse ishte mësuesja ime dhe të tjerëve si unë! Sikur ajo, sot të ishte në mesin tonë, do më thoshte: “Nëse do ma bësh kushtimin, bëje pa emocione, bëje me arsye, mos e bëj me teprime, bëje ashtu siç ti din ta bësh.., bëje ashtu thjeshtë, ashtu siç unë që isha një mësuese e thjeshtë.., kur ta bësh, mos e redakto, mos e lekturo.., le të dalë i thjeshtë, njësoj si unë!.., ashtu i papërzier, i pa i ndërlikuar i pa ngatërruar.., përfundimisht, le të duket ashtu, siç e dua unë!.., kurrsesi si lëvdatë e tepruar!”.., për këtë dhe arsye tjetër, unë ish nxënësi i saj , edhe pas periudhës gjashtëdhjetëtrevjeça-re.., dedikimin nuk do e “protokolloj”, nuk do e redaktoj e as që më bie ndërmend ta lekturoj.., do e përkujtoj ashtu thjeshtë.., mësuesen nga Mitrovica e bashkuar.., nga Mitrovica, që sot e gjithë ditën e Perëndisë, i ka hyrë një e çarë.., një e çarë që nuk nuk ia gjejmë çarenë e dermanin!?.., mësuesen që na edukoi dhe na mësoi shkronjat e Manastirit.., do e përkujtojmë Çelebijen, gocën e axhës Mehmet (Peja) efendiut, dhe të bijën e dashur e nënëlokes Nurije prej hanimeje!.., do e përkujtoj mësuesen e cila për shumë dekada fëmijëve a nxënësve, ua mësoi shkronjat e “Kongresit të Manastirit”, do e përkujtoj mësuesen e cila, që kur unë isha në klasën e katërt, asokohe kur më përjashtuan nga shkolla ime, nga paralelja e saj.., më kujtohen fjalët e saj, kur iu drejtua drejtorit: “Mos ma largoni nxënësin tim prej krye-çapkëni!” Edhe paja e kësaj mësueseje, ishte mbushur plot e përplot me abetare, që i kishte sjell nga Mitrovica e saj e bashkuar e dashur dhe nga Kosova e shtrenjtë e fisit të saj!
E gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme e Mësueses të Popullit, Çelebije Toska-Peja, dikur moti, u rregjistrua kësisoj: Goca, mësuese, mbesa profesoreshë dhe nipërit: njëri me titull Magjistër i shkencave ekonomike dhe tjetri mjek-ortoped. Sa shumë e pasur, kjo përhapëse e diturisë, kulturës dhe arsimit!
PS
Mësuese ime e dashur! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!
FALEMINDERIT MITROVICË!
FALEMINDERIT KOSOVË!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66