Një ngjarje shumë prekëse ka ndodhur në fshatin Kopanicë të Tetovës. Ja njoftimi i plotë i Xhamisë së Bardhë të këtij fshati:
*Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi* Sot fshatin Kopanicë mëngjesi e gjeti me një vdekje,ku herët në mëngjes ndëroi jetë Haxhi Vebi Adili. I ndjeri ishte edhe zëvendës i imi,e kisha krah të djathtë gjatë faljes së namazeve.
Është një humbje e madhe për mua dhe Xhaminë e Bardhë,një njeri siç ishte Haxhi Vebiu.
Mirëpo i Madhi Zot,sikur sdeshti ta lër vetëm sonte në këtë natë Haxhi Vebiun,me vete i mori edhe djalin e tij Beqir Adilin.
Pa mbaruar ende ceremonia e varrimit të babait,na shokoi vdekja e Beqirit….. Beqir Adili do të mbetesh kujtim i paharuar si xhemat dhe shok i joni!
Sot trupi yt u mbështet për mua,për herë të fundit në momentet e fundit te jetës tënde,edhe atë në xhami duke falur namaz!
Beqir Adili,Xhaminë e Bardhë e deshte shumë…aty të gjeti edhe vdekja. Allahu ju mëshiroftë! Qofshi banorë të xhennetit!
Në emrin tim personal si Imam i xhamisë. Në emër të këshillit të xhamisë. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Adili,bashkëfshatarëve,miqve dhe farefisit!”, ka shkruar imami i Xhamisë të Bardhë. (INA)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66