Postimi i Luan Ramës:
PËRSHPIRTJE
PËR PËRPARIM TOMÇININ!
Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.
Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!
Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!
Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!
Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66