Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Ibrahim Xhekaj, aktivisti më i moshuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Drenas.
Baca Ibrahim i ka shërbyer gjithmonë të drejtës. Veprimtaria e tij atdhetare dhe bindja e tij politike ishte e papërshtatshme për regjimin jogusllav sa që ishte burgosur për shumë vite në kampet famëkeqe të Serbisë.
Baca Ibrahim ka dhënë gjithashtu një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën tonë.
Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij ka shërbyer si shembull për shoqet dhe shokët e Lëvizjes.
E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Bacës Ibrahim do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66