Gjithë ata që kanë bërë plane për fundjavën, do të duhet që ti rimendojnë!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm.
Dita e shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Po kështu edhe për ditën e diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.
Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66