HEJ, MIKU! PATRIOTI NEXHMEDIN SULEJMANI NGA TETOVA, NAMIN BËRI!
I dashur im vëlla prej shqiptari! Që kur vendosa ta përzgjedh emrin e mësuesit për kryeprotagonist të përkujtimit të radhës, fillimisht më iku mendja te vitet e pesëdhjeta të shekullit që lam pas, më shkoi “fiqiri” te hapësirat e krahinës sime.., te “mileti” im që asokohe jetonte atypari, atypari, ku analfabetizmi ishte ulur a shtruar me këmbë të kryqëzuara nën vete, mu në kërthizë të “vatanit” tim, aty ku analfabetizmi e kalonte shtatëdhjetë përqindshin, atypari, ku nënat, motrat dhe etërit tonë, nuk dinin të shkruanin e lë lexonin, aty rreth e rrotull, ku nënat, motrat e etërit tonë, nënshkrueshin me gishtin e madh të dorës së djathtë! Më shkoi mendja te mësuesi, te çuni i axhës Efraim Hyseinit(ish-prefekt i Tetovës, të vitit 1946)dhe të nënëlokes Hajrije, te vëllau i tij Salajdin Huseini! Më iku “fiqiri” te çuni nga lagjja ime, te.., i cili më vitin 1951, u rregjistrua në fakultetin për ELEKTRONIKË të Universitetit prestigjioz të Zagrebit(Sveuçilishte u Zagrebu) (nga ku edhe u përjashtua), më iku mendja te ish i burgosuri i Stara Gradishkës, te studenti i Universitetit të Shkupit(nga ku u përjashtua), te studenti i Shkollës së lartë pedagogjike- drejtimi Matematikë, të kryeqendrës të cilën nuk e kishte për vete, më iku “fiqiri”, te njeriu i cili bëri mësuesinë te shkolla e shehërit të tij.., në shkollën e “LIRISË”(së munguar).., te njeriu i cili , në Normalen e famshme të Tetovës, deri në vitin 1971 organizoi programet mësimore nga lënda e Matematikës dhe Fizikës.., më shkoi mendja..,, më shkoi “fiqiri te muaji” i Qershorit të vitit 1972, kur Mësuesi i Popullit, me atë zemrën e tij të thyer, qe detyruar ta “braktis” vendlindjen dhe bashkë me zonjën e kalamajtë të “degdis” në “tokën e premtuar”, atje në Amerikë..,.., atje në Universitetin e Bufallos të Niagarës, atje ku edhe magjistroi për Matematikë.., te njeriu i cili më vonë po në atë universitet, ligjëroi lëndën e Gjeometrisë deskriptive.., te njeriu që në motin 1990, iku nga ne dhe nga ajo familja e njohur tetovare. Që kur më duhej ta përfundoja përkujtimin për profesorin tonë të dashur, më shkoi mendja edhe te kolegët e tij të respektuar, të cilët ndërtuan Kështjellën e Normales së Tetovës.., te ish profesorët… te vëllezërit : Abdylqerim dhe Musa Arifi, Advije dhe Ismailaki Kuriu, Muhedin Hadri, Selman Koxhaxhiku, Tahir Zajazi, Xhevahir Shaqiri, Rexhep Rexhepi, Abdylvehap Lushi, Ali Vishko, Xheladin Murati, Servet Saliu, Nehat Hajrullahu, Murat Isaku, Sabiha Rexhepi, te Tefiku? nga Kumanova dhe shumë e shumë të tjerë, që dhënë kontribut të madh, “karshi” gjallërimit të arsimit shqip!
E gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme e Mësuesit të Popullit, Nexhmedin Sulejmanit, dikur moti, u rregjistrua kësisoj: Çuni i vogël me dy fakultete: Fakulteti i Matematikës dhe Doktor i shkencave të ekonomisë.., dhe dy çunat tjerë, me diploma universitare! Sa shumë i pasur, ky përhapës i diturisë, i kulturës dhe arsimit!
PS
Mësuesi ynë i dashur! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!
Fadil LUSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66