Miku i dashur! E di se do më thuash, se edhe përkujtimin e radhës, e kam të njëllojtë. E saktë kjo që thua! Nuk do përligjem karshi fakteve që parashtron! Do them:..,unë jam një shkronjë-tor i vockël arsimor dhe kurrgjë tjetër. Nejse, të mos zgjatemi! Këtë përkujtim do ia dediko-jmë tetovares.., një ndër mësueset e para këtejpari.., bijës të axhës Muxhait prej hafëzi dhe ish-kryetarit të meshiatit të Tetovës, bijës së nënëlokes Emine.., gocës nga Tetova.., që kreu arsimin fillor në gjuhën joamtare, tetovares, që gjatë viteve 1945/46, ndoqi kursin njëvjeçar pedagogjik, asaj që më vitin 1947, diplomohet për mësuese.., do shkruaj për mësuesen prej normalisteje, që dha kontributin me vlerë në organizimin e jetës kulturore në kuadër të SHKA “Xheladin Zeqiri”, për ish-deputeten në Kuvendin popullor të Maqedonisë, për mësuesen që.., luftoi çrrënjosjen e analfabetizmit, atë armikun kryesor të shqiptarëve këtejpari, atë kuçedrën me dy kokë.., që luftoi fanatizmin, për mësuesen e cila i doli përballë asimilimit.., për mësuesen që për 35 mote, nxënësve të shkollës fillore të “Lirisë” dhe të “Millosh Gjergj Nikollës” në Tetovë, ua mësoi shkrim e këndimin, mësuesja që për tridhjetë e pesë vite, çunave dhe çupëlinava të shehërit tonë, ua mësoi shkronjat e dala nga Kështjella e madhe e “Kongresit të Manastirit”.., mësueses, të cilës asnjëherë nuk i mungoi vullneti e dëshira për të punuar a për të organizuar edhe aktivitete jashtëshkollore, në veçanti ato kulturore, letrare, shoqërore, patriotike e tjerë.
Pasuria e tundshme dhe e patundshme e mësueses Hyreme Tresi, dikur moti, u rregjistrua kësisoj: Tre djem, djali i madh, Ekonomist i lartë, i dyti, punon në fushën e gazetarisë dhe çuni i vogël, Mësues i Popullit! Edhe kjo musuese, shumë e pasur!
PS
MËSUESE E DASHUR, HYREME! FALEMINDERIT PËR KONTRIBUTIN TËND TË ÇMUAR!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66