MËSUESJA SUHEJLA SKENDERI, SA SHUMË E DONTE MUAJIN E QERSHORIT!
Miku im i dashur! Kjo figurë e riprodhuar e mësueses prej normalisteje, mbesës së Jonuzit prej imami, të cilin grekët e vranë në hapësirat e xhamisë të Korçës, gocës të axhës AbdylKemalit, profesorit të Teologjisë, dhe caucës së nënëlokes Emine, besoj se meriton ta kujtojmë me nderim të veçantë, meriton, sepse është ndërtuar pikërisht në muajin e gjashtë të një viti shumë e shumë më parë, në hapësirat e shkollës më të vjetër të kasabasë sime, pikërisht, më një Qershor, në “Ditën ndërkombëtare të fëmijëve”.., në ditën e çunave dhe çupëlinave gazmorë e “pak të prapë..,!”, pikërisht, në muajin të cilën mësuesja, e kishte për zemër dhe për “xhan”, muajin, që e donte më shumë se atë të majit, e donte sepse pikërisht, në atë muaj, tok me nxënësit e saj të dashur, do korrte atë që kishte mbjellë një vit më parë.., mësuesja e cila punoi në çrrënjosjen e analfabetizmit, mësuesja që për dyzet vite, fëmijëve ua mësoi shkrimin e këndimin.., mësuesja që me shumë familje u familjarizua.., mësuesja e cila në vitin shkollor 1957/58, nga ana Këshillit për arsim të Tetovës, u shpall si edukatore e dalluar në Tetovë dhe përreth saj.., mësuesja që ishte anëtare aktive dhe e devotshme e SHKA “Xheladin Zeqirit”, në seksionin e dramës dhe korit.., mësuesja.., në damarin a në gjendjen shpirtërore.., në gëzimet dhe sukseset e saj.., gjithësecili ka hise.., mësuesja, për punën që bëri, meritoi diç më tepër se ky përkujtim yni! Nëse kështjella e kësaj historie të lavdëruar, nëse kjo histori e mësueses prej luftëtares kundër errësirës e prapambetjes.., nuk do të rrënohet, atëherë na mbetet të themi: se ky përkujtim “më mirë se kaq nuk bëhet!”.
E gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme e mësueses Suhejla, mësueses të popullit, altruistes me pagë prej mësuesi, u rregjistrua kësisoj: Çuni, Regjisor i filmit dhe televizionit, gocat: njëra mësuese, tjetra Stomatologe.., dhe stundentë e nxënës.
Ehe, sa shumë i pasur ky njeri, kjo mësuese, kjo nënë, kjo gjyshe e stërgjyshe!
PS
Mësuese e dashur e lagjes sonë! Faleminderit për kontributin me vlerë!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66