Marrëveshja Thaçi-Vuçiq është arritur, pritet solemnisht të nënshkruhet nga Hoti në Shtëpinë e Bardhë!
Në vazhdim do e kuptoni pse ndodhën gjithë këto turbulenca politike në Kosovë, pikërisht në kohë pandemie. Padyshim, Kosova, nga viti 1999, është drejtuar vetëm nga një figurë politike, nga Hashim Thaçi! Pra, Kushtetuta dhe ligji në Kosove ka qenë fjala dhe vepra e Hashim Thaçit! Dhe, Ai nga cilado pozite që ka qenë, drejtues i UÇK-së, Kryetar i PDK-së, Kryeministër dhe, së fundmi, Kryetar i Kosovës, gjithmonë ka qenë Kushtetuta dhe ligji i Kosovës! Pa dashur të kthehem pas në kohë dhe të analizohet veprimtaria e Hashim Thaçit në kohë, si Drejtor politik i UÇK-së, ku e ka pasur fjalën kryesore në çdo veprim të saj nga viti 1998, Kryetar i PDK-së, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Kryeministër i Qeverisë së Kosovës (pas Pavarësisë), President i Kosovës. Me një fjali, mund ta përmbledhim figurën e Hashim Thaçit: Ka qenë Kushtetuta dhe ligji i Kosovës. Veprimet e Tij, edhe atëher kur ka vepruar sipas tekeve të Tij, kanë qenë “të drejta të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”! Të gjitha vrasjet politike para dhe pas vitit 1999 kanë qenë të porositura dhe të realizuara me urdhër të Hashim Thaçit, sepse Ai dhe vetëm Ai ka qenë i pari, dhe si i tillë ka qenë përgjegjës i vetëm i cdo veprimi kriminel në Kosovë. Për ta kuptuar më lehtë rolin e Hashim Thaçit, do ua rikujtoj vetëm disa veprime që i keni të freskëta: Kindapimi dhe dorëzimi, brenda natës, i 6-të qytetarëve turq, me qëndrim të rregullt në Kosovë, organeve turke në aeroportin “Adem Jashari” në Sllatinë; Marrëveshja e fshehtë për ndryshimin e kufirit me Malin e Zi dhe mashtrimi i Kuvendit të Kosovës për ta votuar ndryshimin me shprese se, “pas ratifikimit” do të ketë një marrëveshje të re; mashtrimi i Kuvendit të Kosovës për të votuar Themelimin e Gjykatës Speciale; dhe, e fundit, që pritet të ndodhë gjatë këtij viti, nënshkrimi solemn dhe ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes përfundimtare Kosovës-Sërbi, dhe e cila duhet të përfundoj para ose gjatë fushatës Presedenciale në Amerikë.
Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Sërbi, mes Vuçiqit dhe Thaçit, tashmë në parim është arritur. Ajo që dua të shpalos, dhe për të cilën mendoj se ka nevojë ta kuptojnë shqiptarët, është se rruga e saj ka filluar në vitin 2018, ndërsa e gatshme për nënshkrim pret që nga fillimi i vitit 2019. Ishte Ramush Haradinaj që e kuptoi kurthin pikërisht në kohën kur Hashim Thaçi filloi promovimin e “ndryshimit të kufijve”, duke e përdorë ëndrrën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për bashkim me Kosovën! Është i freskët takimi i Hashim Thaçit me liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshëves për t’ua shpalos, kinse idenë e Tij, të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, dhe këtë, siç ua premtoi, do e realizoj pa këmbim të asnjë centimetri tokë të Kosovës! Vendosja e taksës 100% ndaj mallrave sërbe nga Qeveria Haradinaj bëri që ideja e shkëmbimit të territorit të Kosovës të ngriret por jo edhe të harrohet dhe zhduket. Marrëveshja për shkëmbim territoresh, mes Thaçit dhe Vuçiqit, tashmë kur kishte filluar të promovohet nga Thaçi dhe tutorët e Tij, Baton Haxhiu dhe Edi Rama, ishte e arritur në parim. Pra ashtu siç ishte në fillim të vitit 2019, ashtu është edhe sot kur pritet edhe nënshkrimi solem i Saj nga Kryeministri Hoti, që erdhi falë angazhimit të Hashim Thaçit, si dhe ratifikimi me 2/3 në Kuvendin e Kosovës!
Për ta kuptuar më lehtë shqiptarët realizimin e Planit të Hashim Thaçit për ta mbyllur Marrëveshjen e Tij për shkëmbim të territorit të Kosovës, marrëveshje kjo që do i jepte Sërbisë diamantin, arrin dhe argjentin, për të marrë në këmbim ca therra, do e fillojmë me një pyetje: Pse Hashim Thaçi nuk e planifikoi Partinë e Tij, PDK-në, të jetë pjesë Qeverisë Hoti, por numrat e Qeverisë ia siguroi nga partitë tjera. Dhe kjo me qëllim që, bashkë me PDK-në, ta ketë të siguruar 2/3 e votave të Kuvendit të nevojshme për ratifikimin në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjes Thaçi-Vuçiq që parasheh këmbimin e territoreve mes Sërbisë dhe Kosovës. Kurthi u mendua për LDK, AAK, NISMA, AKR, ndrësa PDK-në e ka në xhep! Ndonëse nuk do jetë i lehtë ratifikimi i Marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës sepse shumë nga deputetët janë kundër shkëmbimit të territoreve! Por, Hashim Thapçit ka menduar edhe për këtë situatë! Sepse Ai ka menduar që Kuvendi i Kosovës të vihet në pozitë para aktit të kryer. Dhe kjo sepse, pas nënshkrimit solemn të Marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të Presidentit Tramp, do jetë shumë e vështirë, për mos thënë e pa mundur që kundërshtarët e një marrëveshje për shkëmbim të territorit të Kosovës të kundërshtojnë Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë! Ndërsa, ato pak deputet që dalin kundër do të detyrohen ta ulin kokën dhe të votojnë Marrëveshjen. Kjo do të jetë rruga e Marrëveshjes gjithëpërfshirrëse mes Kosovës fituese e luftës dhe humbëse në paqe, nga njëra anë, dhe Sërbisë humbëse në luftë dhe fituese e madhe në paqe, nga tjetra anë, dhe gjithë kjo meritë e Vuçiqit dhe dhuratë e Hashim Thaçit! MH
P.S: U lutem ju që nuk pajtoheni me këtë përfundim të hidhur për Kosovën, keni durim, disa muaj, deri në Shtator, sepse atëher duhet ta kafshoni gjuhën tuaj! Nuk dua të përfundoni pa gjuhë për fajin e të tjerëve!!! mh
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66