Një burrë që mendoi se teknologjia 5G ishte e lidhur me koronavirusin është burgosur për një sulm me zjarrvënie në një linjë telefoni.
Michael Whitty, 47 vjeç, vuri zjarr në kutinë e pajisjeve të tij, në Kirkby pasi lexoi pretendimet në internet se rrjeti 5G lidhej me koronavirusin.
Ai u dënua me 3 vjet burg.
Kostoja e dëmit ishte midis 10,000 – 15,000£ dhe linja telefonike doli jashtë funksioni për 11 ditë.
Policia gjeti gjurmët e zjarrit, të ngjashme me ato të gjetura në vendngjarje kur kontrolluan shtëpinë e Whitty në Rrugën Perimetrike në Kirkby.
Nga analiza e telefonit të tij, u zbuluan kërkimet për teknologjinë 5G dhe diskutimet në grupet chat në lidhje me të.
Gjykatësi tha se i pandehuri besonte që linja ishte 5G, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte ndonjë provë që të konfirmonte se ishte e tillë.
Teoritë që pretendojnë se teknologjia 5G ndihmon transmetimin e koronavirusit, janë dënuar gjerësisht nga komuniteti shkencor.
Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66