Me heqjen e sotme të reciprocitetit në raport me Serbinë, Qeveria e Hashim Thaçit dhe treshja Haradinaj-Mustafa- Veseli, vetëdijshëm filluan zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës, ndarjen deri dhe kthimin e saj nën sovranitet të Beogradit.
Nga sot gjithçka ka ndryshuar.
Nga sot Populli i Kosovës, shqiptarët nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga krejt hapësira jonë etnike, e gjithë rinia jonë, studentët tanë si dhe mbarë Mergata Shqiptare, do ta ngrenë Flamurin dhe do ta marrin rolin kryesor në politikën kombëtare.
Kosovën e kemi tepër të shtrenjtë.
Kosovë e kemi të shenjtë.
Prandaj nuk ka çmim për të cilin do ta linim edhe më tutje në duar tregtarësh të tokës së saj. Dhe as në duar tradhtarësh të interesave të saj.
Rroftë Kosova!
Le të na prijnë djemtë e vajzat, gratë dhe burrat e Lëvizjes Verëvendosje!
Me ty jemi Albin Kurti!
Salih Kabashi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66