Më shumë se 60 persona janë infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit në shtet, ndërkohë që një pacientë ka nderuar jetë, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik duke shtuar se numri më i madh i të infektuarve janë nga Shkupi.
Informata shtesë për gjendjen me Kovid-19 në vend, priten të publikohen në konferencën e sotme për shtyp të ministrit Venko Filipçe të paralajmëruar për në ora 15:00.
Ndërkohë dje një e treta nga 89 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar dje janë të moshës 30 dhe 39 vjeç. Pesa më e madhe e tyre janë femra, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, përqindja më e madhe janë mbi 60 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek ato të moshës 50 deri 59 vjeç, gjegjësisht në këtë grup janë regjistruar gjithsej 470 pacientë. Përqindja më e ulët e pacientëve është tek fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeçare.
Ajo që është interesante është që një e treta e personave me virus nuk kanë asnjë simptomë, gjegjësisht janë raste asimptomatike.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp ku ai informoi se ekziston një numër i madh i bartësve asimptomatikë të virusit dhe për këtë arsye apeloi që detyrimisht të mbahet maska mbrojtëse.
“Numri i bartësve asimptomatikë është i madh, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e kemi parë edhe nga këto ditët e kaluara kur i testojmë dhe analizojmë kontaktet e diagnostikuara më parë. Një pjesë e madhe e atyre qytetarëve, praktikisht tani pacientë – bartës të virusit nuk kanë asnjë simptomë. Mendoj se është një vendim i mirë që absolutisht të gjithë duhet të mbajnë maska, sepse ne nuk mund ta dimë në këtë moment dhe me siguri do të kalojë një kohë e gjatë para se të shohim me analiza dhe studime serioze se cila është përqindje e qytetarëve që janë bartës të virusit e nuk kanë simptoma”, tha dje Filipçe.
Përqindja më e lartë e rasteve pozitive, gjegjësisht 65.3 për qind, kishin temperaturë të rritur, 52.6 për qind kollitje, 39.7 për qind kishin plogështi, 18.9 për qind kishin ethe, 15.4 kishin dhimbje koke, 14.7 kishin vështirësi në frymëmarrje dhe 14.3 kishin dhimbje të fytit.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga gjithsej 75.2 për qind e të infektuarve, kishin kontakte pozitive me virusin.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66