Teknologjia nuk është paraparë për injorantë, as për hajna.
Prontistët dhe panistët po i vënë në dyshim votimet online! Arsyetimi i tyre është i turpshëm, sidomos kur po i përfolin me përbuzje vendet që na kanë njohur, siç janë Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistani, duke dëshmuar kështu racizëm. Votimi përmes pajisjeve elektronike nuk mund të falsifikohet, sepse çdo transmetim i ka tri komponente identifikuese dhe lehtë verifikuese:
1. IP (Internet Protocol) Adresa (mund të ndryshojë nëse i ka skaduar afati (lease time-afati i huazimit), dhe pajisja merrë një IP të re. IP-ja, DNS dhe GW mund të maskohen, por jo të ndryshohen përmes aplikacioneve të ndryshme, por nuk mund të ndryshohen numrat e kartës së rrjetit (NIC), përmes së cilës hapet porta e internetit. Karta e rrjetit, shkurtë NIC, ka një numër dallues unik. Shembull: 00-11-09-DC-C1-76
2. Çdo pajisje elektronike ka një numër identifikimi unik, që quhet MAC, ose numri serik (S/N) si për shembull: 00:80:41:ae:fd:7e.
3. Verifikimi i tretë është numëri IMEI (International Mobile Station Equipment Identity), një numër 15-të shifrorë, i cili identifikon çdo pajisje dhe pronarin e saj që kyçet në rrjetin telefonik apo të internetit. IMEI mund të lexohet nga do pronar i çdo pajisjeje mobile përmes (shtypjes së kodit) *#06#. Rezultati, shembull: 235236003345142.
Si përfundim, nuk mund të ketë votime false në sontazhe. Dyshuesit janë kasta e vjetër politike, dhe njerëzit që janë marrë me shumëfishimin e hajnisë, dhe nuk kanë pasur kohë të merren me shkencë.
Miq, matematika dhe shkenca nuk janë për Hashima, Ramusha, Dauta, Huta, Isa, Fatmira e Rakiqa. Për sojin e hajnave është shpikur shati, ose shartimi i pemëve!
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66