Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë zyrtarisht sezonin futbollistitk 2019/20.
Pas një seance të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke u marrë parasysh situata e përgjithshme epidemiologjike dhe faktin se numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet, ka marrë vendim për anulimin e sezonit futbollistik, përfshirë edhe garat në Kupën e Maqedonisë.
Vendimi është marrë sot, ndërsa argumenti bazohet edhe te rastet konfirmuar së fundmi te dy skuadrat shqiptare, të Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës.
Njoftimi i Federatës:
Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë.”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66