Qeveria sonte në seancën e 67-të solli konkluzë t’i shtrojë propozim presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 125 të Kushtetutës, të përcaktojë ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme për periudhë prej tetë ditësh, gjegjësisht të zgjasë prej sot (15 qershor) deri më 22 qershor.
“Propozimi shtrohet për shkak të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte pandemie e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që e kaploi edhe shtetin tonë”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66