Sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës duke respektuar urdhëresat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së RMV-së, u realizua një takim mes sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z.Valmir Aziri, shefit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, z.Faton Fazliu dhe udhëheqësve të njësive së Ministrisë e Kulturës. Njëzëri u dakordua që Ministria e Kulturës të vazhdojë me punë dhe të jetë në shërbim të të gjithë artistëve dhe punonjësve të kulturës. Ministria e Kulturës, ka dërguar kërkesë zyrtare deri tek komisioni për sëmundje infektive dhe deri te shtabi i krizës që të njejtit të sjellin protokollin për të bërë të mundur kthimin në situtë normale të institucioneve kulturore në vend.
Derisa nuk kemi protokolle të vendosura nga institucionet e lartëpërmendura, kërkojmë nga të gjitha institucionet kulturore që të u përmbahen rekomandimeve të qeverisë. Njëkohësisht, Ministria e Kulturës në emër të gjithë artistëve dhe punonjësve të kulturës u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që të u përmbahen këshillave, rekomandimeve dhe urdhëresave të Ministrisë së Shëndetësisë që të ndihmojmë në luftën e përbashkët ndaj COVID-19. Ju urojmë të gjithëve të punësuarve në institucionet kulturore dhe artistëve, shëndet, dhe suksese për realizimin e projekteve për vitin 2020 duke shpresuar në normalizimin e situatës sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Valmir Aziri, sekretar shtetëror – Valmir Aziri, државен секретар
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66