Vendimi i gjykatës kushtetuese të Kosovës ishte nonsens logjik e juridik, por gjithsesi duhet zbatuar. Ai mbetet vendim. Por edhe për vendimet njeriu ka të drejtë të flasë, argumentojë dhe të kundërshtojë.
Fragmenti i shkruar në nxitim nga kjo gjykatë duket se e rrëzon krejt vendimin. Ja një fragment “As shpërndarja e Kuvendit e as shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nuk janë në vendimmarrjen ekskluzive as të Presidentit as të partive politike ose koalicionit fitues”. Hajde e merre vesh se kush e paska pra të drejtë kur nuk e ka presidenti, as parlamenti e as ai që ka fituar zgjedhjet!
Pra kush e shpërndan parlamentin?! Zoti?!
Mjafton ky fragment për të kuptuar se si u mor vendimi nën presionin e të huajve.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66