Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, ka qenë iniciatori i organizimit të protestës që është mbajtur para Qeverisë së Kosovës. Në këtë marsh janë shfaqur artistë të ndryshëm të estradës shqiptare, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre.
Ndërkaq, Labinot Tahiri gjatë fjalimit që mbajti e ka cilësuar pandeminë coronavirus si gënjeshtër. Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe legjendën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, për të cilën sipas tij shteti nuk ka bërë asgjë.
Labi ndër të tjera shtoi se artistët të cilët protestuan gjatë ditës së sotme (e hënë) janë po të njëjtit që kanë kënduar në fushatat politike e përvjetori pa marrë ndonjë shumë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66