Ky popull do mbijetoi, veç për inat të sllavëve dhe tuxharpolitakanëve tanë.
Kjo foto është shkrepur më vitin 2016. Në mes është cimoja im ( Mendi Qyra ), në krah të djathtë ka z. John Retcliffe që tash u zgjodh drejtor i CIA-së ( Intelegjencës Kombëtare Amerikane) dhe në të majtë një biznesmen strugan të suksesshëm në Amerikë.
Këtë foto dikush mund ta merr edhe si foto të rastit, po ama ta kisha unë, do e kisha vënë në fotoprofil, do e mbaja në portofol…e ku ta dijë se sa do të krekosesha!? Më kujtohet një herë, një “kryetar muhalle” i lodhur se të rinjtë kërkonin të kenë foto me te, më tha “ sikur t’Ju merrja nga 100 denar, shumë para do kisha bërë’’!
Historia e fotove me politikanët
Më duket se hov më të madh mori pas vdekjes së Titos. Atëherë u bë trend nga pjellat komuniste të mbanin foton e Titos në jakë të setres, në portofol e disa klysh të sistemit filluan t’i ngjesin edhe nëpër xhama veturash. Po të njejtit, më vonë harruan Titon dhe filluan t’i ngjesin fotot e Sllobodan Millosheviqit. Nejse mos ju lodhi shumë me këto historitë e fotove me diktatorë dhe politikan.
Sipas Mendiut, z. John është një mik i madh i shqiptarëve ( dhashtë Zoti, e nuk ka jarani edhe me Isa Mustafën, Avdullah Hotin apo sojin e tyre!), që punët tona të shkojnë për së mbari! Sa herë na janë ngatëruar xhalmat nëpër këmbë, amerikanët na kanë ardhur në ndihmë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66