2011-2016 Jahjaga ishte kryetare e Republikës së Kosovës. Negociata i udhëhoqi Hashim Thaçi nga pozita e kryeministrit. (2008 – 2014)
2014 – 2017 Isa Mustafa ishte Kryeministër, Hashim Thaçi udhëhoqi noegociata nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrit!
2017 – 2020 Haradinja ishte kryeministër, shef i negociatave ishte Thaçi nga pozita e kryetarit të shtetit!
Kurti kërkoi respektimin e ligjit, Thaçi e rrëzoi.
(Shpalljen e Pavarësisë duhej ta lexonte Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, e lexoi Thaçi nga pozita e kryeministrit.)
Nëse Thaçi paska të drejtë si kryetar të jetë udhëheqës i delegacionit të negociatave, atëherë ai paska shkelur Kushtetutën nga pozita e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Nëse atëherë paska qenë në harmoni me Kushtetutën, nuk mund të jetë tash.
Kushtetutës po i kruhet shumë dhe ku shkon Thaçi, ajo ndryshon ftyrën!
Tash Dulla do të nënshkruajë, Thaçi pas shpine do ta duartrokasë.
Nesër nxënësit do të mësojnë se Thaçi e nisi vetë dhe e përfundoi vetë Republikën e Kosovës. Nga shefi i UÇK-së, pastaj Rambuje deri në marrëveshjen me Serbinë, kudo Hashim!
Kjo është e mundur kur njeriu ka rreth vetes kukulla zvarranike pa ambicje vetjake, ose „parti institucionale„ 🤣🤣🤣 si e antirugovistit Isa Mustafa.
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66