Midis informimit dhe dezinformimit
Kohë kjo, kur është vështirë të dallosh patriotin nga tradhëtari, dijetarin nga injoranti, të ndershmin nga i pandershmi, informimin nga dezinformimi e kështu me radhë.
Do ndalem të informacioni. Ai është aq i shpejtë dhe sasior, sa as shtetet me institucione përkatëse për verifikim, nuk e kan lehtë ta dallojnë. Kjo është edhe më vëshrirë, kur si mjete informimi llogariten edhe rrjetet sociale .
Pandemia dhe bllokimi i funksionimit normal i botës, nxorrën në pah dukuritë konspirative, jo edhe të paqëllimta dhe mirë të përgatitura, që ishin më të shpejta dhe më bindëse se udhëzimet dhe rekomandimet institucionale.
Ishte vështirë ta dalloje informimin nga dezinformimi, është vështirë sepse,as informata zyrtare nuk është e plotë, e as konspiracioni nuk është mangët. E tërë kjo situatë na ç’orientoi dhe nga kaosi i krijuar, popullata herë i beson informatës e herë dezinformata, të dyja i duken të njëjta, bindëse kurse, s’ka kush ta orientojë drejtë . Humbja e besimit në institucione, ndoshta është alarm për globin, se diç duhet ndryshuar, se informacioni dhe mbrojtja e shëndetit, duhet të bëhen detyra primare të shteteve. Shtrohet pyetja! Kush udhëheq me shtetet? Politikanët e “zgjedhu” ose oligarhët miliarderë si eminenca gri.
Për të.mos e zgjatur, ekziston ose nuk ekziston virusi korona, u bë dilemë hamletiane, por bota duhet të.mësohet të jetojë me të. Jo me moton: “rrinështëpi”, por, deri sa të shpikën ilaçi apo vaksina,mbroj veten dhe të tjerët më mjete që i ke në dispozicion, duke mos paralizuar funksionimin e sistemeve shoqërore.
Të ruhemi nga dezinformata, nga virusi, por edhe nga veprimtaritë alogjike që vijnë nga institucione dhe individ nga oligarh e nga matrapaz në petkun; patriotik , funksionar, profesionist, dashamirës dhe profiter, se informimi i drejtë dhe më kohë, do na i kthjellojë mendjen të marrim vendime të duhura . Andaj të luftojmë rrenën dhe dezinformatat. Jeta vazhdon edhe me ose pa një virus plus në numrin e bollshëm të viruseve ekzistent.
Reshat Kamberi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66