Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu!Jemi këtu për të dhënë mesazhe personale dhe familjare se, në këto situata askush nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë sjelljen e njerëzve, përveç nëse secili nga ne është kujdestar i kuptimit për jetën ose mjek për vete dhe familjen e tij; masat mbrojtëse janë të lehta, nuk ka masa më të lehta mbrojtëse se sa vënia e maskave dhe pastrimi i duarve. Kjo është një mënyrë shpëtimi për të gjitha masat e tjera kufizuese, pavarësisht nëse është një shtetrrethimi, një karantinë apo masa të tjera më të rënda. Drejtuesit lokal duhet të fillojnë të flasin me njerëzit për rrezikun e virusit, duke hedhur poshtë teoritë e komplotit për mosekzistimin e virusit dhe të punojnë me njerëzit për të duruar pak më shumë – tha Osmani.
Autoritetet lokale janë ato që tani do të luajnë një rol më të madh, tha Osmani, duke cituar kryetarin e Komunës së Tearcë z.Isen Asani, të cilit i kishte ndodhur një ngjarje shumë hidhëruese për të dhe familje tij, por në këtë rast z. Asani nuk ka lejuar grumbullimin e njerëzve në momentet ngushëlluese.
Nëse z. Isen Asani e bërë këtë veprim të matur në rastin kur ndërroi jetë motra e tij, pse mos ta bëjmë të gjithë; në këtë mënyrë z. Asani ka dhënë një shembull personal se si duhet të sillen të tjerët. Selia lokale do t’i kujtojë njerëzit të mos mblidhen në shtëpitë e tyre dhe të kontribuojnë në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit – tha Osmani.
Motra ime ndërroi jetë një muaj më parë. Duke ditur zakonet tona, për të ardhur në shtëpi për ngushëllime, unë nuk kam lejuar që të grumbullohen njerëzit, dashmirët, familjarët për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19. Kështu, për të mirën e familjes dhe njerëzve të tjerë, të gjithë duhet ta bëjnë këtë, sepse numri i personave të infektuar me Covid-19 në fshatrat e komunës sonë është rritur – tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.
Deri më tani, në Komunën e Tearcës një person ka ndërruar jetë dhe nëntë të tjerë janë shëruar nga Covid-19.
Shefqet Mani A neës24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66