#Informatë për qarkullimin e qytetarëve dhe punën e veprimtarive të ndryshme gjatë orës policore
Gjatë orës policore në fundjavë (e enjte ora 21:00 – e hënë 05:00) mbeten në fuqi të gjitha lejet për qarkullimtë qytetarëve që janë lëshuar në fillim dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Poashtu mbeten në fuqi të gjitha lejet për punën e marketeve dhe restoraneve që kanë bërë shpërndarjen e ushqimeve deri tek shtëpitë e qytetarëve.
Kufizimet për qarkullim nuk vlejnë për veprimtaritë bujqësore, dhe atyre u lejohet lëvizja brenda territorit (zonës) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.
Gjatë periudhës së ndalesës për qarkullim, farmacitë do të punojnë pa ndalesë, dhe Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një plan për funksionimin të vazhdueshëm të objekteve shëndetësore.
Përjashtime nga ndalimi i lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetit (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët amë) dhe për tregjet dhe restorantet që ofrojnë produkte me dërgesë, me anë të të cilave ata do të realizojnë angazhimet e tyre pa ndërprerje.
Të gjitha lejet e lëshuara të lëvizjes mbeten në fuqi gjatë ndalimeve të mëparshme të lëvizjes, veçanërisht për operatorët ekonomikë dhe punën me bazë ndërrimi.
Ndalimi i lëvizjes nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre nëse ata kanë dokumentacionin e duhur.
Shëtitja e kafshëve shtëpiake do të lejohet në periudhat kohore 08:00 – 8:30, 15:00 – 15:30 dhe 20:00-20:30
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66