Komuna e Likovës tashmë disa ditë është vatër e virusit korona. Të dhënat tregojnë se janë të paktën 40 raste aktive. Qendra e Shëndetit Publik do të bëj nga 100 teste në ditë.
Prej sot kemi filluar testimin masiv në Likovë. Ekipet tona kanë dalë në terren dhe besojmë se këtë situatë mund ta kalojmë në bashkëpunim – tha Arif Latifi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik, Kumanovë.
Komuna në bashkëpunim me imamët kërkon ndalimin e ceremonive mortore dhe ahengjeve familjare. Imamët kanë një rol kyç. Të gjithë faktorët duhet kyçur që të menaxhojmë këtë situatë kaq të rëndë në komunën tonë – u shpreh Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66