LAMTUMIRA E FUNDIT
Me pikëllim të thellë pranova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Haxhiut Emurlla Sejdiu .
Emurlla Sejdiu lindi në fshatin Leshnicë e Epërme, me datë 29.04.1948.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Maribor të Sllovenisë, në drejtimin ,,Teknik i Makinerisë”, në afat rekord dhe sukses të shkëlqyeshëm.
Më pas, jeta e vështir ekonomike do ta detyrojë të marrë rrugën e mërgimit dhe të shkojë në Nurberg të Gjermanisë , ku jetoi dhe punoi mbi 40 vite, aty ku edhe la frymën e fundit .
Përveç angazhimit familjare për t’i mbajtur me punë krahu, i ndjeri nuk pushoi me aktivitetet e tij të vazhdueshme që nga vitet e 80, si anëtar i Lidhjes “Ndihma për Kosovën “, ku dha një kontribut të madh duke grumbulluar shuma të konsiderueshme, por që, siç ka theksuar ai vetë: asnjëherë nuk mjafton ndihma për atëdheun; për të cilin Atdhe, punoi dhe veproi. Për këtë njeri me vlerë të madhe Kombtare shkruanin edhe Gazetat e asaj kohe “Bota Sot” , dhe “Rilindja”.
Shtëpia e tij ishte e mbushur me libra plotë, dokumente të rëndësishme të aktiviteteve që ka zhvilluar dhe kontributin e pashoq për ngritjen e çështjes shqiptare.
Herën e fundit kur u takuam, ma tregoi një fletore të madhe, ku kishte bërë listën e librave që kishte lexuar dhe të atyre që kishte ndërmend t’i lexonte, dhe se disa i kishte aty dhe një pjesë të madhe në Gjermani.
Vitet e fundit i ndjeri Emurlla Sejdiu krijoi një traditë të bukur fetare ku gjatë muajit të bekuar të Ramazanit shtronte iftar për familjarë, miq, shokë ,intelektual e skamnorë.
Ishte dhe do të mbetet Miku i shkollës sonë “Luigj Gurakuqi”-Zhelinë, sepse të gjitha librat që kishte në bibliotekën e tij, qindra tituj, vendosi që para tre vitesh t’ia dhuronte shkollës sonë, për t’i lexuar gjeneratat e reja që vijnë pas nesh.
Në shkollën teritoriale në Leshnicë të sipërme financoi ujësjellësin dhe rezervuarin e shkollës me mjetet e tij, që nxënësit e kësaj shkolle të kenë ujë për pije dhe nevojat e tyre higjienike.
Sa vështirë e kam të besoj se këtë njeri nuk e kemi më në mesin tonë, i cili me datë 07.06.2020 i mbylli sytë përgjithmonë.
Në fund, ju falemnderit shumë të gjithëve juve që jeni prezent këtu.
Lus Zotin e madhërishëm që të ndjerin ta shpërblejë me Xhenet dhe të mirat që ka në thesarin e tij, kurse familjes në emrin tim personal dhe në emër të Drejtorisë dhe gjithë të punsuarve të shkollës sonë Zoti ju dhashtë durimin në tejkalimin e kësaj humbjeje të madhe për të gjithë ne.
Përgatiti prof .Elif Ajruli .
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66