Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të 15-vjeçares në Tiranë që ka tronditur të gjithë opbnionin publik në Shqipëri, ka shkaktuar reagime të ashpra ditët e fundit. E ndërkohë një ditë më parë mes gjithë debateve për ngjarjen e fundit, u raportua se Gjykata e Apelit në Durrësit ka vendosur “Dënim alternativ” për 7 të miturit, të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë, një ndër rastet më të rënda që tronditën Shqipërinë.
Nisur nga ky vendim, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka bërë një reagim në faqen e saj zyrtre në Instagram për rastin në fjalë duke shkruar mbi lajmin: Drejtësia shqiptare!!!!
Postimi i Fjoralbes ne Instagram
Pas këtij postimi ajo ka ndarë edhe disa postime të tjera me raste të abuzimeve seksuale me vajza të mitura për të treguar sesa shumë raste të tilla ka në vendin tonë.
Por këto reagime të moderatores kanë nxitur edhe replikat e ndjekësve të saj në Instagram.
Fjoralba ka publikuar mesazhet që i ka dërguar një ndjekës i cili i shkruan që “të kapë” njëherë Fjoralbën, ku shihet se ka përdorur një shumë seksual me moderatoren.
Sigurisht kjo e fundit i ka kthyer përgjigjen e revoltuar ndjekësit duke i shkruar: Hëngsh veten dhe iu thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar!
Postimi i Fjoralbes ne Instagram
Por sipër fotos ajo ka shkruar edhe një tjetër mesazh drejtuar nënave të djemve se nuk kanë bërë më të mirën për fëmijët e tyre.
“U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur!”- shkruan ajo.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66