Kraki: Kosova nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë këtë vit me këtë Amerikë dhe me këtë pazar në gjithë këtë nguti
Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se Kosova nuk duhet në asnjë rrethanë të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë këtë vit me këtë Amerikë dhe me pazaret në këtë nguti.
Ai ka akuzuar ambasadorin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell se për interesa puro personale, po dëshiron të superfuqizojë “rrjetin banditesk dhe kriminal politik që e mban peng fatin e 2 milion njerëzve qe 20 vite në Kosovë”.
Kraki ka paralajmëruar se nga marrëveshja e Thaçit do të zhllokohet Serbia dhe do të forcohet faktori serb brenda Kosovës.
Sipas tij, dëmet që Grenell me qasjen e tij bizneso-politike ia ka shkaktuar shtetit «amerikan» të Kosovës, janë tragjike dhe gati të pariparueshme.
Postimi i plotë i Krakit në Facebook:
Ngutia që po na çon në tragjedi politike…
Duhet të thuhet me insistim se kryefjala e qeverisë së re Thaçi është NGUTIA.
Sapo u kontrabandua kjo qeveri, kërkesa e vetme për të nga « të nguturit » ishte zhbllokimi urgjent i dialogut me Serbinë. Por asnjëri nga ta nuk tregoi pse gjithë kjo nguti. Për integrim jo, për viza jo, për zhvillim ekonomik jo, për investime të huaja jo, për luftim të korrupsionit jo, për çkapjen e shtetit jo…
Atëherë për çka dreqin pra gjithë ky vrapim drejt humnerës?
Që ta sqaroj për të njeqindten herë: Unë jam ndër ata që mendojnë se Amerikës ia detyrojmë të gjitha, edhe luftën edhe pavarësinë.
Por megjithate duhet të thuhet se dëmet që Grenell me qasjen e tij bizneso-politike ia ka shkaktuar shtetit « amerikan » të Kosovës, janë tragjike dhe gati të pariparueshme.
A e dini pse?
Sepse, përveç defaktorizimit të Kosovës si shtet dhe fuqizimit të Serbisë brenda Kosovës dhe në rajon, Grenell e ka superfuqizuar të gjithë rrjetin banditesk dhe kriminal politik që e mban peng fatin e 2 milion njerzve keto 20 vite.
Me aktet e fundit politike dhe pazaret për një Tëeet, Thaqi dhe bandat kanë siguruar amnisti të përhershme dhe mund ta vazhdojnë ngrënjen e zhbërjen e Kosovës pa asnjë pengesë.
Pse duhet të pranoj unë që një endacak diplomatik me interesa puro personale dhe me njohuri minimale mbi hallin tim të ma çorodis edhe të tashmen edhe të ardhmen?
Kur gjithçka që ai propozon shkon në anën e kundërt me gjithçka që unë kam endërru dhe me krejt përpjekjet e mia të një shekulli….
Si mund t’i them unë Amin një qasjeje diplomatike që ma imponon krimin si mënyrë të qeverisjes dhe banditët si liderë? Po edhe nga Zoti nëse vjen ajo porosi unë NUK e pranoj e lëre më nga Grenelli.
Si mund të mos brengosem unë kur administrata e tashme amerikane akuzohet për tradhëti ndaj vet Amerikës shkaku pikërisht i qasjes politiko-biznesore që e ka çrregulluar komplet rendin botëror?
JOOOOO!
Prandaj po e përsëris:
Kosova nuk duhet në asnjë rrethanë të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë këtë vit me këtë Amerikë dhe me këtë pazar në gjithë këtë nguti.
Nga marrëveshja e Thaqit zhllokohet Serbia dhe forcohet faktori serb brenda Kosovës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66