Ditët e fundit të notimit të nxënësve me plot sfida. Prindi duke e mbajt telin mos të bie rrjeti i internetit, se fëmijët janë online në provim. Po rra ai nga shtylla, bie edhe nga provimi. Kohë Pandemie! Plot të tillë do shohim nga e hëna deri të mërkurën!
…
Ky Filipçja na morri në qafë me këtë orën policore. Kërkoj nga shteti që çdo familje të kompensohet me nga 200 euro për traumat që u ka shkaktuar tetovarëve, sepse ata të “Skopjes” ikën. Mendoj se një avokat i mirë do bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Efekti karantinë ka shfaqur pasojat e para.
…
Ora policore selektive do të ketë pasoja akoma më shumë. Kolona të gjata të veturave nga Shkupi drejt Ohrit. Pika pagesore në TE-GV, si asnjëherë më parë. Tani dilema ështe se, sa janë gjasat që korona të përhapet akoma më shumë. Mendoj se është një vendim i përshpejtuar i qeverisë për futjen në karantinë vetëm të zonave të krizës, sepse kjo do ketë pasoja për zonat tjera. Duhet masa tjera që do japin efektin, madje nuk ështe turp të ndjekim shembullin e Kosovës dhe të Shqipërise në luftën kundër covid 19. Tani edhe dy orë futemi në izolim dhe postimet mbyllen deri të hënën në mëngjes.
Berat Azizi, gazetar, analist
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66