Hajde kohë, dreq o punë…
Esat pasha ,,rahmet” pastë
Shiste tokat ashiqare
Dhe u shtri si derr me damkë
La firomën në pazare…
Sot në modë janë tenderet
Ambasada e buzëkuqe
Sot nuk shitet po shkëmbehet
Një Kosovë për kolltuqe…
Hajde kohë, dreq o punë
Kemi zën’ mushkën nga bishti
Merr o Zot, fillo nga unë
Në s’jam burr’ të luaj gishtin…
Lebit Murtishi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66