NJË DEDIKIM PËR GOCËN ELENË PULATI.., PËR EDUKATOREN NGA SHKODRA!
‘Amani, ju tetovarë, amani, më dhuroni dy pikë lot foshnjë prej gjiri.., vetëm dy.., jo më shumë.., amani, ju tetovarë, amani, më falni një zë foshnje.., më jepni dy pikë lot gëzimi.., që t’ia fal ushtarit a luftëtarit tim të paepur.., dhe nëse në një të ardhme timen të lumtur, nuk do arrij t’ua kthej, do ua fal dashurinë time hyjnore.., do ua jap buzëqeshjen time të dlirë a të çiltër, do ua fal gjithë ëndrrat e rinisë sime.., dhe nëse edhe këto nuk do mjaftojnë atëherë, do vjedh ëndrrat e poetit, atij shkronjëtorit prej jetimi, atij pa atdhe, atij pa shpresa, poeti, që asnjëherë nuk i këndoi vendlindjes .., atij, që iku nga unë, pa nam e pa nishan.., atij, që ia vodhën gurin e varrit.., poetin që asnjëherë nuk e takova dot!’ Gjithë kjo kërkesë, kishte dalur nga goja e një mësueseje, një edukatoreje.., nga goja e një zonjushe nga Shkodra, të cilën, ata që e njihnin nga afër dhe që e kishin për zemër dhe për shpirt, e thirnin Elenë, Elena Pulati, e cila me dekret të Ministrit të Arsimit të Shqipërisë londineze-Ernest Koliqit, në vitet e para gjatë Luftës së Dytë Botërore, u emërua si mësuese.., kishte degdisur këtej gardhit, që të luftoj analfabetizmin tonë.., e sollën këtej thurimës tonë, që fëmijëve të Tetovës, t’ua këndoj shkrimin e këndimin.., këtejpari.., për të edukuar fëmijët e tetovarëve, e sollën këtej afër nesh.., por mos me u kthyer asnjëherë andejpari, diku në ato anë nga erdhi.., edukatorja më e dashur e fëmijëve të shehrit tonë, asnjëherë nuk foli shumë.., nuk folte shumë.., nuk foli, që të mos i thoshin: “Moj zonjushë shkodrane, bëre zhurmëmadhen, bëre zhurmën shurdhuese!”.., pavaresisht se ajo nuk kishte nevojë për rrapëllimën e saj, ajo e donte vetëm atë zhurmën e fëmijëve a fatosave të saj.., pavarësisht se ato zëra e tinguj mund të ishin të çrregullt e të përzier! Edukatorja Elenë! Është një model a një shembull i qartë, se si duhet të punosh me fëmijët që kanë moshën parashkollore!
E gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme e Mësueses të Popullit, edukatores.., Elenë Pulati, dikur moti, u rregjistrua kësisoj: Një mal me shumë dashuri fëmijërore, një trastë shpine e mbushur deri në buzë me mall a dhembje të thellë shpirtërore për Shkodrën, për farefisin dhe një letër dashurie, paksa e zhubrosur ku pos tjerash shkruan: “Po të isha martuar, do të kisha dy-tre ose katër kalamaj, kurse tani jam nëna e një morie fëmijësh që aq shumë i dua dhe besoj që edhe më duan!”
PS
EDUKATORE E DASHUR, ELENË! FALEMINDERIT PËR KONTRIBUTIN TËND TË ÇMUAR!
FALEMINDERIT SHKODËR!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66