Ramushi Ramush: ishte kundër dhënies së Çakorrit Malit të Zi, por pastaj e nënshkroi dhe tha:“Çakorri i (me firmën e Ramushit tashmë i Malit të Zi), është i joni!“
Ishte kundër heqjes së taksës pa njohje reciproke, sot e lufton taksën e vet, madje edhe anulimin e reciprocitetit!
Më shumë Ramush nuk mund të bëhet njeriu!
Dulla kritikonte koalicionet me Listën serbe, sot udhëheq koalicionin me Listën Serbe! Dulla ishte për reciprocitet, tani anuloi reciprocitetin!
Edhe Dulla Ramush, por Dr. Ramush!
Nuk kanë faj këto karaktere pa kokërr dinjiteti, por fajet i ka ai që i voton!
Shqiptari rrah fëmijën për një rrenë të vogël, por rrenat e politikanëve, i merr si dëshira të zotit!
„Kush ta bani more? Vetja! Vetja t‘i plastë sytë!“, thuhet në popull! Ai mendim sot mund të përkthehet kështu: Kush ta bani more? Politkanët!
Politikanët të dëbofshin nga vendi, sepse ti je fajtor!
Ti u dha pozita, shofer, rroga dhe mundësi për të vjedhur!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66