Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar zyrtarisht dorëzimin e Princit Andrew nga Britania e Madhe te autoritetet amerikane për t’u marrë në pyetje mbi lidhjet e tij me miliarderin Jeffrey Epstein.
Princi Andrew, Duka i York-ut, për herë të parë është bërë pjesë e një hetimi penal. Ai kishte lidhje miqësore me miliarderin pedofil Jeffrey Epstein, i cili i dha fund jetës në burg pak ditë pasi u shpall fajtor.
60-vjeçari deri tani nuk ka pranuar të merret në pyetje nga prokurorët në Nju Jork dhe ka mohuar çdo mundësi të përfshirjes së tij në rrjetin e trafikut të minoreneve të organizuar nga Epstein.
Sipas The Sun, deri tani Princi Andrew nuk është thirrur për të dëshmuar, gjë që do të detyrohet ta bëjë në të ardhmen, duke u shoqëruar edhe me forcë nëse refuzon. Ka gjasa që ai të mos jetë në dijeni për kërkesën e amerikanëve, pasi kërkesa të tilla mbahen sekrete.
Epstein kishte lidhje me shumë personazhe të tjerë publik. Ai ishte pronar i një ishulli privat dhe një avioni të mbiquajtur “Lolita Express” me të cilin udhëtonte fluturime me miqtë e tij drejt ishullit ku mbaheshin vajza minorene.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66