Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington. “Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut”, shkroi ai në rrjetin Twitter.
Ai paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi menjëherë duke shkruar se “udhëheqja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen përparimtare të Kosovës. E mirëpres ftesën për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe të dërguarit të posaçëm të tij, Richard Grenell”.
/VOA/
Ndonëse Hashim Thaçi kujton se Kosova është Palestinë1Plani i Thaçit do të dështoj, do të dështoj sikurse të gjitha marrëveshet që i ka bërë ai fshehur me Vuçiqin!
A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66