Sulmuesi i Kombëtares, Eros Grezda, u përfshi në një sherr me grushta sulmuesin Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusët Osijek dhe Rijeka-s.
Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin kroat.
Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja. Siç shihet, futbollisti i Rijekës e provokon, ndërkohë që mesfushori shqiptar nuk ka duruar, duke e goditur menjëherë me grusht. Më pas futbollistë dhe pjestarë të stafeve nga të dyja ekipet kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66