Juventusi dhe Napoli do të luajnë mbrëmjen e sotme mes tyre finalen e Kupës së Italisë, teksa të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin fitoren për të ngritur lart trofeun.
Për fatin e keq, sfida do të luhet pa praninë e tifozëve për të mos rrezikuar infektimin nga koronavirusi.
Megjithatë, tifozët po luajnë lojën e tyre jashtë fushe, pasi siç dihet, rivaliteti mes dy ekipeve është i madh.
Jashtë stadiumit, tifozët e Napolit e kanë kaluar anën njerëzore, teksa kanë vendosur një arkivol me logon e Juventusit dhe mbi të kanë vënë edhe një bluzë të Kristiano Ronaldos.
Mesa duket, ky gjest i ka kaluar të gjitha kufijtë dhe mund të quhet i turpshëm. Veprimi i tifozëve napoletanë po komentohet gjërësisht në mediat italiane dhe jo vetëm.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66