Çfarë kohëra erdhën!
Po ikin në botën tjetër personalitete, veprimtarë të shquar që kanë lënë vepra dhe gjurmë në profesionet e tyre, dhe ata befas po na shfaqen nëpër muret e facebook-ut përmes njoftimeve dhe postimeve se na kanë lënë.
Janë personalitete e veprimtarë të shquar e të përgatitur në lëmitë e tyre me bagazh intelektualë dhe vepra të mëdha.
Por e keqja e tyre është se nuk janë me pushtetin apo X partinë, nuk janë pakurrizorë që i nënshtrohen kolltukxhiut të pushtetit dhe kanë ego, moral dhe dinjitet.
Këta shpesh shihen dhe vlerësohen si naivë të kohës!
Ata nuk janë interesantë as për emisione, debate televizive e nuk kanë hapësirë as nëpër mediat e tjera.
Një shembull trishtues një vit më parë ishte lajmi se familja e akademikut Idriz Ajetit nuk pati para as për të pritur të pamet
Por janë shumë që na ikën dhe që janë ende mes nesh, por që nuk i plotësojnë kriteret e kësaj kohe të pakohë!
///////
ERAT FERATI
Foto nga varrimi i Prof.dr.ak.Idriz Ajeti, 102 vjeç!
A nuk është turp për krejt popullin shqiptar
edhe për qeveritar
me u varros me kaq pak njerëz ky akademik i kombit!
Më 12.02.2019
Mjerimi dhe turpi ynë
nuk kanë brirë!
Kemi dështu totalisht,
kur njerëzit nuk dimë me vlerësu,
ku po dojna more me shku!
Avni Gashi
Akademik Idriz Ajeti është njëri prej figurave më të shquara për studime gjuhësore shqipe.
Ky njëri ka kontribuar shumë në shkencën shqiptare, ka merituar respekt, dashuri dhe vyrtyte njerëzore dhe kombëtare.
Imer Prishtina
Pa u vetëdijësu e pa u civilizu nuk dimë as ku me shku…ku me shku me njerëz gabimqarë…
Zef Ndrecaj
Turp!
Avdi Fejzaj
Turpi i institucione të shoqërise tonë; të bëhet ky veprim, kjo gjë për një njeri të madh, si që ishte DR.AK-IDRIZ AJETI: ti jepet lamtumira e fundit..me aq pak njerëz, kjo nuk do komente.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66