Sapo dëgjova Bill Gates në intervistën më të fundit para pak orëve. Bota -thotë ai- do të ekspozohet ndaj një vale të dytë shumë të rrezikshme të Koronavirusit e cila na vendos përballë një vështirësie të madhe. Na duhen nja 20 miliardë dollarë që të gjejmë vaksinën dhe jemi duke i mbledhur këto para. Vaksinën do ia shpërndajmë të gjithë njerëzimit se janë gjynah të shkretët, dhe nuk ka lezet që ta marrin vaksinën vetëm ata që kanë para por duhet ta marrin edhe ata që nuk kanë para. Duhet të mbyllet sërish e gjithë bota që ky virus të mos përhapet më shumë se kaq, por kjo do të na kushtojë shumë dhe do të na shkatërrojë ekonomitë, dhe që të shpëtojmë ekonomitë duhet të nxjerrim shumë shpejt vaksinën, kështu që deri në mesin e vitit tjetër ne duhet ta kemi nxjerrë patjetër vaksinën.
A keni parë ndonjëherë një personazh me te djallezuar se ky?
Gates shpjegon mrekullisht kurthin. Do ju shkatërrojmë ekonomitë, si parakusht për t’jua bërë të pranueshme vaksinën dhe kur të dalë vaksina të dilni vullnetarë për ta bërë atë sepse kjo do të ndihmojë që të përshpejtohet hapja dhe kështu shpëtojmë ekonominë.
Ky është sponsori NR 1 i OBSH-së pas vendimit amerikan për të ndërprerë fondet.
E qartë loja apo duhet shpjegim akoma?
I kuptoni apo nuk i kuptoni kërcënimet e Ramës se ku e kane burimin e frymezimit për një mbyllje të dytë me preteksin se po rriten të prekurit nga virusi? A e kuptoni si shkojne deklaratat ne gjatesi vale te njejte me ato te kryetarit te sektit?
Shpresoj që mos ta ketë bërë edhe marrëveshjen që po përflitet nga qarqe të gazetarisë investigative, për të vaksinuar 240 mijë fëmijë shqiptarë (si pjesë e një marrëveshje të fshehtë me OBSH-në) se fundin e Musolinit do të ketë, mbase edhe më keq.
Zeri ka nisur t’i meket, kur flet per politike dhe thote se ky nuk merret me politike dhe nuk mbeshtet asnje pale ne zgjedhjet ne SHBA. Kjo tregon qe ngrodhja po u afron, te gjithe sektit!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66