Bayerni nuk ka ndërmend që të ndalet në Bundesligë, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion. Skuadra e Flick fitoi 4-2 në derbin ndaj Bayer Leverkusen.
Ndeshja nisi në “malore” për skuadrën bavareze që e pa veten në disavantazh pas 10 minutash lojë, teksa “aspirinat” shënuan me Alarion. Reagimi i Bayernit do të ishte i menjëhershëm, me Coman që barazoi në minutën e 27-të, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë, Goretzka dhe Gnabry përfituan nga përgjumja e mbrojtjes vendase.
Në pjesën e dytë, nuk mund të mungonte një gol nga Lewandowski, i cili shënoi golin e 30-të sezonal. Në krahun tjetër, Wirtz realizoi edhe golin për rezultatin 4-2. Bayerni është shumë pranë titullit të 8-të radhazi, me 4 javë nga fundi i kampionatit. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66