Bayern Munich shpallet kampion për herë të 8-të radhazi në Bundesligë. Skuadra e Flick fitoi minimalisht 1-0 ndaj Werder Bremen duke siguruar titullin e 30-të në historinë e tyre.
Mbrëmjen e sotme ndeshjen e vendosi i përhershmi Robert Lwandowski me një gol të shënuar vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Sulmuesi polak mori një top të bukur nga Boateng dhe me një rrotullim të bukur arriti që ta dërgonte në rrjetë.
Një realizim fantastik nga golashënuesi më i mirë në Europë. Rashica ishte në fushë për Werderin, por sot nuk mundi që të linte gjurmë. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66